Profesori universitar, Ardian Gola, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka konfirmuar kreu i VV-së, Albin Kurti, ku ka publikuar një foto me Golën dhe Glauk Konjufcën, shkruan kosovaime.tv
Kurti ka thënë se e ka ditur se një ditë rrugët me Golën do t’i bashkohen.
Postimi i Kurtit:
Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike.
Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar.
Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen.
Mirë se erdhe Ardian!