1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Profesori Latifi zbulon incidentin e gazit lotsjellës në zyrën e Kadri Veselit nga Kadaj-Bujupi

Rekomandime

Profesori Blerim Latifi ka rikujtuar në për emisionin “Pressing” në televizionin T7 momentin kur ish-deputetja Donika Kadaj Bujupi i ka hedhur gaz lotsjellës në zyrën e Kadri Veselit në kohën kur ishte në opozitë.

Latifi ka treguar se ishte duke biseduar me disa persona në korridorin pranë zyrës së Veselit, kur Kadaj Bujupi është afruar dhe ka hedhur gazin lotsjellës.

- Advertisement -

“Na ka pas gju në zyre të kryetarit, në zyre të Kadri Veselit në korridor. Unë e kom qel derën, kjo e hudhi”, tha Latifi.

Ish-deputetja Kadaj Bujupi ka reaguar duke thënë se kryetari i saj i partisë, Kadri Veseli, ishte njeriu më korrekt me opozitën në atë periudhë.

Mos me i met borxh kreytarit Veselit, në krejt at sityuatë ka qenë njeri më korrekt me opozitën. Në rastin tijm, e vetmja aktakuzë që nuk është ngrit se nuk k a pas kallëzim penal ka qenë ky rast. Në këtë rast, kryetari Veseli nuk ka dasht deputetë e parlamentit të tij me u ngreh zhag nga Policia e me shku në burg. Unë e kom gjujt gazin, ai e ka mshel temën”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit