16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Profesori universitar ia gjen një gabim Kurtit: Albin, duhet me thënë Kombëtarja e jo ekipi i Kosovës

Rekomandime

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi, e ka këshilluar liderin e VV’së Albin Kurtin që ta quajë Kombëtaren e Kosovës si të tillë, e jo ekip, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Paçarizi ia ka gjetur edhe një gabim në shkrim Kurtit, në postimin e këtij të fundit.

“Albin, TRIBUNAT e jo TRIBINAT. Nejse, kur i fiton zgjedhjet s’ka dert, nuk t’i veren kush gabimet?.
Edhe ndonje gabim tjeter, por po ta falim. Ama duhet me thene kombetarja e Kosoves e jo ekipi, po hajt se mesohesh”, shkroi ai.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kurti sonte është i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, prej ku po ndjekë ndeshjën Kosovë-Mali i Zi.

Atje, madje ai është parë duke e vendosur në qafë edhe flamurin e Kosovës, të cilin dikur e quante ‘lara-lara’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit