1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Profile me simbolin ‘Z’ kërcënojnë me jetë ministrin italian: Do të varim

Rekomandime

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka marrë mesazhe kërcënuese me jetë përmes platformës Telegram e rrjeteve sociale.

Disa profile me simbolin Z, që nënkupton pushtimin rus në Ukrainë kanë komentuar në profilin e ministrit italian mesazhe si “Putin dërgo njerëz ta vr*asin”, apo “Derr i ndyrë do të të vr*asim e do të varim mbi kurriz”

- Advertisement -

Kryeministri italian Mario Draghi e eksponentë të qeverisë e politikës italiane kanë shprehur solidaritet ndaj kreu të diplomacisë italiane, i cili ka qënë i qartë e i ashpër në qëndrimin e tij kundër Rusisë e pushtimit rus në Ukrainë.

Ky sulm verbal me kërcënim jetë ndaj ministrit Di Maio ka nisur pas vizitës diplomatike të tij në Zagreb, ku ka komentuar imazhet e tmerrshme të VlKTlMAVE në Bucha.

“ Italia , ka deklaruar ai, do të garantoj cdo mjet të nevojshëm në mbështetje të Gjykatës Penale Ndërkombëtare e përmes Bashkimit Europian, për të konstatuar këto KRlME e përgjegjësit e tyre”.

- Advertisement -

“Luftës së Putin, që ne e dënojmë fortësisht i duhet dhënë fund menjëherë, duhet një de-përshkallëzim. Jemi të dënuar të gjithë nga kjo mizori”, është shprehur ai.

Mesazhe solidariteti kanë ardhur dhe nga kreu i Lëvizjes 5 Yje, Giuseppe Conte i cili është shprehur se “Është në krah të ministrit Di Maio së bashku me Lëvizjen 5 Yje e nuk do të lejojnë që askush t’i frikësoj”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit