1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Projekti për shfarosjen e shqiptarëve nga Çubriloçiv vazhdon edhe sot, përmes prodhuesve në Serbi dhe biznesmenëve matrapazë shqiptarë!

Rekomandime

Nga Faik Krasniqi

- Advertisement -

Vaso Čubrilović ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik, drejtor i Institutit të Ballkanologjisë dhe anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Memorandumi i tij “Dëbimi i shqiptarëve” që iu paraqit qeverisë mbretërore të Stojadonoviçit më 7 mars 1937, ka shërbyer dhe shërben edhe sot e kësaj dite si platforma kryesore për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Çubrilloviqi ka qenë hartues i platformës për shfarosjen, zhdukjen nga faqja e dheut të popullit shqiptar, që i ra për hise të përfshihet përdhunisht edhe nga vullneti i Fuqive të Mëdha të kohës, brenda asaj shtëpie të përbashkët popujsh që u quajt Jugosllavi.

- Advertisement -

Projekti i tij për shfarosjen e shqiptarëve po vazhdon edhe sot, përmes prodhuesve në Serbi dhe biznesmenëve matrapazë shqiptarë, të cilët bëjnë prodhimin e pijeve pa kurrfarë standardi higjienik, për t’ua shitur shqiptarëve në Kosovë. Prandaj edhe sëmundjet e shpeshta malinje tek shqiptarët, kanë marrë përmasa shqetësuese. Nëse atëherë projekti i Çubrilloviqit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve në Kosovë, ky plan i tij tash po zbatohet për vrasjen e shqiptarëve përmes ushqimit dhe pijeve të dyshimta që vijnë nga Serbia, produkte të rrezikshme kancerogjene.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit