0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

”Projektkod beter”, hoxhë Shefqet Krasniqi flet për Projektkodin Civil

Rekomandime

Hoxhë Shefqet Krasniqi, e ka quajtur Projektkodin Civil, ”projektkod beter” në reagimin e tij kur është pyetur për qëndrimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për martesat mes gjinive të njëjtë.

- Advertisement -

”Cili është përkufizimi i tolerancës? Me heshtë? Apo me folë të vërtetën? Të vërtetën e kanë folë BIK, bashkësitë tjera fetare, hoxhallarët, traditë kombëtare”.

”Kërkush stupcin se ka kapë e me njeke dikënd përmas. Kur ta kapë stupcin, nuk ka tolerancë. Edhe fetë mes vete. Leje atë kod, leje atë far beteri. A mund të them unë se feja krishtere, është sagllamë e shëndoshë mbi parimet e veta. Jo, por, edhe nëse them s’është, a e shkela tolerancën? Jo”.

”Krishterët pretendojnë se të vetmit janë ata që do të hyjnë në xhenet. Mirë, mua hatri s’më mbet kurrë, por nuk ma shkel tolerancën time”, tha ai në KlanKosova.

- Advertisement -

”Ajo është shkelje e tolerancës. Ne nuk jemi duke e ndalu. Ajo nuk i përket fesë hiç. Këta [LGBTI] janë dalë në stërrnishtë. Këta janë dalë në stërrnishtë. Këta nuk janë as me fenë hebreje, as me të krishterë”.

”Por edhe nga ana e traditës tonë? Po don me ia prish njerëzve një traditë 500 vjeçare, 1000 vjeçare, sa kanë këta shqiptarë? S’po e pengoj unë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit