1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prokurori Special në Hagë pranon se Kadri Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për KRlME

Rekomandime

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, sërish ka kërkuar që ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli t’i vazhdohet paraburgimi, në një parashtresë prej 12 faqesh që e ka dërguar në Zyrën e Gjykatësit Paraprak.

Mbrojtja e Veselit ka kërkuar lirimin e tij me kusht, ndërsa lënda pritet të trajtohet në vijim nga Gjykatësi Paraprak, ndërsa në rast të refuzimit kërkesa shqyrtohet edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë, për ta marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -

Sidoqoftë, Prokurori Smith për herë të parë ka pranuar se ndaj Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me krlme.

Ai e pohon këtë në pikën 11 të kësaj parashtrese.

“Parashtresat e Veselit janë paramenduar gjithashtu në një portretizim të deformuar të çështjes së ZPS-së. Veseli nuk akuzohet për kryerjen e krlmeve si autor i drejtpërdrejtë”, thuhet në parashtresën e Prokurorit Smith.

- Advertisement -

Akuzat ndaj Veselit lidhen me pozicionin e tij udhëheqës gjatë kohës së Iuftës dhe Prokurori Smith përsërit pretendimet e tij që tashmë janë thënë në aktakuzën e krerëve të UÇK-së për ndërmarrjen e përbashkët krlminaIe.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson, disa herë ka shprehur habinë e tij me zvarritjen që Prokuroria po ia bën çështjes, duke thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të provave që ka në dispozicion, në asnjë rast nuk e akuzon Kadri Veselin për kryerjen e ndonjë krlmi.

- Advertisement -

“Në rastin e z. Veseli, nga dëshmitë e dorëzuara deri më tash, nuk ka qoftë edhe një pretendim se ai ka kryer ndonjë krlm”, ka thënë Emmerson.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit