13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Spanja “s’e njeh” as Kryeministrin e Kosovës, mediat atje raportojnë se vendi udhëhiqet nga Albin Kurti

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, nën pretendimet për krime lufte. Ky është bërë një lajm botëror, sidoqoftë, jo të gjitha mediat po dalin të jenë të informuara sa i përket çështjes së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmoi se më 24 prill ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në këtë aktakuzë pretendohet se Thaçi dhe Veseli, si dhe tetë të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për rreth 100 vrasje të paligjshme. Sipas kësaj zyre, këtu përfshihen viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

E gjithë kjo ndodhi vetëm tre ditë para takimit në Shtëpine Bardhë, të cilin SHBA e konsideronte historik, mes palës kosovare dhe asaj serbe, ku do të merrte pjesë edhe Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sa i përket takimit, emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar se nuk do të mbahet, pas anulimit të vizitës së Presidentit Thaçi fillimisht, e më pas edhe Kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.

Shefi i Qeverisë së Kosovës sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se ka informuar SHBA’të se nuk do të udhëtojë për atje.

- Advertisement -

Mirëpo për ekzekutivin kosovar, siç duket nuk janë shumë të informuara mediat e Spanjës, vend ky që s’e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Madje një prej më të njohurave si “El Pais”, po raporton se në krye të vendit është Albin Kurti i VV’së, i cili u shkarkua nga kjo pozitë më 25 mars të këtij viti.

“Presidenti Thaçi ka anuluar vizitën në SHBA pas propozimit të aktakuzës, pasi pritej të takohej me Presidentin serb, Aleksandar Vucic, ndërmjetësuar nga emisari Richard Grenell. Pas publikimit të lajmeve, Presidenti Thaçi ka anuluar vizitën dhe mund të shkojë vetëm kryeministri i vendit, Albin Kurti”, thuhet ndër të tjera në një artikull të këtij mediumi, përcjell Gazeta Metro.


Ndryshe, pas publikimit të njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka reaguar Kryetari Veseli, i cili ka thënë se lufta e UÇK’së është e pastër dhe se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Ndërkaq Presidenti Thaçi ende nuk ka dalur me një reagim zyrtar rreth kësaj çështje, teksa ky i fundit pritet të arrijë sot në Kosovë, pas kthimit nga SHBA.

Kujtojmë se liderë partiakë e figura të ndryshme në Kosovë, u kanë dalur përkrah Thaçit e Veselit, duke thënë se lufta e UÇK’së ka qenë e pastër, dhe se nuk është e drejtë që ish-luftëtarët e komandantët të gjykohen për krime lufte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit