4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prokuroria jep detaje rreth vdekjes së ish-prokurorit Matjani

Rekomandime

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e ish-Prokurorit, Agron Matjani.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se sot rreth orës 9:30, Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.

- Advertisement -

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj janë dal hetimet rajonale, forenzika dhe Prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. Ka thënë Osmanollaj.

- Advertisement -

Ndryshe, Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar- prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, dhe në këtë mënyrë për kryesit e veprave penale ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit