-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prokuroria Speciale në Serbi propozon t’i ngrihet aktakuzë Shaip Kamberit

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë me pretendimet për tejkalim të apropriacioneve të buxhetit, sa ka qenë kryetar i Bujanocit.

Kamberi ka thënë se s’mund ta ndalin me presione, kërcënime e shantazhe.

- Advertisement -

Deputeti Kamberi ka thënë se me këtë aktakuzë po trajtohet puna e tij si opozitar në Kuvendin e Serbisë e jo si kryetar i Bujanocit dhe se këtë hall e ka regjimi i Vuçiqit.

Dje u njoftova zyrtarisht se Prokuroria Speciale në Nish paska propozuar që të ngritet akuzë ndaj meje për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” përderisa kam ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit më 2018 dhe 2019.

Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit.

- Advertisement -

Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar.

Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim.

- Advertisement -

Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar”, ka thënë Kamberi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit