1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Prokuroria të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestën e PSD-së”

Rekomandime

Opinionisti Nexhmedin Spahiut, ka reaguar ndaj veprimeve të PSD-së në protestën e së shtunës kundër Asociacionit.

- Advertisement -

Spahiu ka kërkuar nga Prokuroria që të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestë.

Ai është treguar edhe më i ashpër, duke kërkuar që policët që kanë qenë në detyrë gjatë protestës, të largohen nga puna dhe të dënohen.

“Opozitarizmi nuk guxon me vu në lojë vlerat e shenjta kombëtare.

- Advertisement -

Nuk poshtërohet flamuri kombëtar i Kosovës para ndërtesës së Qeverisë (dhe askund tjetër). Flamuri I Kosovës duhet të mbrohet me jetën e ushtarit e me jetën e policit.

Policët që kanë qenë në detyrë duhet të largohen nga puna e të denohen.

- Advertisement -

Simbolikat antiqeveritare të PSD duhet të manifestohen në forma tjera e jo me veprime antikombëtare.

Kjo fyen çdo patriot të vendit përfshi ata që janë kundër Albin Kurtit.

Prandaj prokuroria duhet të veprojë.” – ka shkruar Spahiu në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit