1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prokuroria tregon se kur do ta trajtojnë kallëzimin penal të Sveçlës ndaj Presidentit Thaçi

Rekomandime

Dy javë më parë ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, dorëzoi pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës kallëzimin penal të bërë kundër presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij për të mos respektuar vendimet e Qeverisë në raport me masat mbrojtëse kundër COVID-19.

Ky rast nga Prokuroria e Shtetit pritët të trajtohet në një afat sa më të shpejtë të mundshëm.

- Advertisement -

Kështu ka thënë për Insajderin zëdhënësin i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu derisa ka theksuar se janë duke vepruar me kapacitete minimale, për shkak pandemisë COVID-19.

Meqenëse në këtë kohë po veprojmë me kapacitete minimale, megjithatë Prokuroria Speciale do ta trajtoj edhe këtë rast sikur të gjitha rastet tjera, në një afat sa më të shpejtë të mundshëm”, ka thënë Lutfiku për Insajderi.

Më 23 mars, presidenti Thaçi në konferencë për media u kishte thënë qytetarëve se nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

- Advertisement -

As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, kishte thënë presidenti Thaçi.

Në Kushtetutën e Kosovës parashihen gjithsej 30 nga kompetencat e presidentit të vendit. As edhe njëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmëri së dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë. Kjo kompetencë u takon gjykatave, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi te qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, Sveçla dorëzoi kallëzimin penal, duke ngritur dyshimin e bazuar se presidenti ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhej në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit