0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prokuroria zbulon konkluzionet e ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin

Rekomandime

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se sot në ora 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe iu është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ata kanë treguar konkluzionet e ekspertizës.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë, në raportin e ekspertizës konstatohet se “hipoteza e një vetëvrasjeje e Astritit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

“Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet në raport.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se më datë 23.10.2019 ka pranuar të përkthyer në gjuhen shqipe raportin 58 faqësh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren bënë me dije se sot më datë 24.10.2019 në ora 10:30, raporti i eksperitëz në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe iu është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

- Advertisement -

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton – citojmë:

1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN.

3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria do të vazhdoj me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjoj edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinonin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime profesionale deri në zbardhjën e plotë të këtij rasti.

Përfundimet e raportit në gjuhën frënge dhe të përkthyera në gjuhën shqipe i gjeni të bashkangjitura më ketë komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit