-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Propaganda serbe për sulmin në Gllogjan, reagime nga Kosova

Rekomandime

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit, pas të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi i cili po barte nxënës. Pas këtij sulmi, Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti. Mirëpo, zyrtarë dhe mediat në Serbi kanë vazhduar propagandën e tyre, duke e cilësuar këtë sulm si terr0rist.

- Advertisement -

Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela duke i cilësuar këto si narrativa të rreme nga regjimi serb.

“Paralajmërim dezinformues: Një ekspert i vetëshpallur kundër terr0rizmit, i cili është në listën e pagave të [Milorad] Dodikut, propagandon narrativë të rreme të regjimit të Serbisë për sulmin tragjik në Gllogjan. Sulmi nuk kishte të bënte me terr0rizëm dhe Policia e Kosovës po punon për të sjellë para drejtësisë autorin(ët) sa më shpejt”, ka reaguar Vela në profilin e tij në Twitter.

Po ashtu, ka reaguar dhe gazetari Albert Spahiu, ku ka thënë se kjo propagandë është kundër imazhit të Kosovës dhe se nuk është hera e parë që këto dezinformatat vijnë nga Serbia, të mbështetura nga Rusia.

- Advertisement -

“Propagandistët serbë thonë se sulmi në Gllogjan/Deçan është ‘terr0r shtetëror’, por ky dezinformim kundër imazhit të Kosovës – nuk është hera e parë nga Serbia që përhap këtë narrativë të rreme, të përkrahur nga Rusia”, thuhet në reagimin e Spahiut në Twitter.

Këtë sulm e kanë dënuar zyrtarë më të lartë shtetëror dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit