1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Propozimi evropian i pubIikuar dje parasheh njohjen e pasaportave, diplomave dhe targave

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar disa takime në Bruksel.

- Advertisement -

Si fillim Kurti ka takuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar i cili vazhdimisht është marrë me dialogun Kosovë-Serbi.

Pas kësaj Kurti ka takuar shefin për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell bashkë me të dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në kuadër të këtyre takimeve, Kurti është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

- Advertisement -

Pas kësaj nga Bashkimi Evropian është publikuar edhe  Propozimi Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, apo njohur ndryshe si plani franko-gjerman.

Në kuadër të këtij propozimi janë gjithsej 11 pika, për të cilat dje gjatë takimit pati vetëm pranim verbal, por jo edhe nënshkrim në letër në mes palës kosovare dhe asaj serbe, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Në pikën e parë të këtij plani është edhe pika ku theksohet se dy palët pajtohen që do t’i njohin në mënyrë reciproke dokumentet e tyre përkatëse, simbolet kombëtare, duke përfshirë këtu edhe pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit