1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Propozohet për president, vjen reagimi i Jakup Krasniqit

Rekomandime

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, e cila nxori Lëvizjen Vetëvendosje (VV) si partinë e parë, ndërsa Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të dytën, ende nuk është arritur krijimi i Qeverisë nga dy palët, shkruan GazetaBlic.Edhe pas shumë përpjekjesh e takimesh mes VV-së dhe LDK-së, pika ku nuk po munden të bien dakord, është çështja e presidentit të vendit.Por, sot erdhi një deklaratë nga ish-deputeti i Nisma Socialdemokrate, Enver Hoti, ku ai ka thënë se partia e tij tashmë ka një emër i cili është i përshtatshëm për këtë post.

- Advertisement -

Hoti ka thënë se Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ka gjitha kriteret që të jetë President i ardhshëm i Kosovës.Por, një gjë e tillë doli të jetë habi nga vetë Krasniqi.Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, u kontaktua nga GazetaBlic i cili tha se nuk di fare për këtë ide dhe propozim që ka ardhur së fundmi herë nga bashkëpartiaku i tij, Hoti.

Krasniqi tha se kjo çështje nuk ka qenë fare temë diskutimi në partinë e tyre dhe se nuk është ende rendi të diskutohet për president, pasi që fillimisht duhet të bëhet krijimi i qeverisë.“Jo more çfarë, as nuk kanë bisedu dhe as nuk kemi bisedu, çfarë, për këtë çështje, presidenti është, Kosova një herë ka problem krijimin e qeverisë, nuk është në rend dite çështja e presidentit”, tha ai.

Ai tha se Nisma nuk e ka diskutuar fare çështjen për presidentit, ndërsa shton se kjo ide ka qenë vetë mendimi personal i Hotit dhe asgjë më shumë.“Jo nuk e kemi diskutu brenda partisë, e pash edhe në medie, është mendimi i tij personal nuk kemi bisedu për atë çështje”, thotë ai për GazetaBlic.Krasniqi shton se në fakt as vetë nuk e ka menduar të jetë emër si kandidat potencial për një post të tillë dhe se nuk mund të flas më tepër pasi që nuk është menduar.“Askush nuk ka bisedu për këtë çështje me mua, në këtë rast nuk mund të flas asgjë pasi që as nuk e kam menduar një gjë të tillë”, shton ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit