1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse çmimet e biletave nga Aeroporti i Prishtinës janë më të larta se në rajon?

Rekomandime

Çmimi i biletave për udhëtarët që fluturojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”, krahasuar me aeroportet në rajon është shumë më i lartë.

- Advertisement -

Për këtë arsye, jo në pak raste qytetarët vendosin që të udhëtojnë nga aeroportet e rajonit, e jo nga ai i Prishtinës.

Përballë konkurrencës së lirë në çmime, në këto çmime të larta në Aeroportin e Prishtinës, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, ndikon edhe monopoli i krijuar brenda këtij aeroporti.

Pothuajse kosto kryesore e një fluturimi për kompanitë e fluturimeve është furnizimi me derivate, përkatësisht me kerozinë.

- Advertisement -

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar një pjesë të marrëveshjes së lidhur në mes të LIMAK dhe kompanisë “Exfiss”, ku në kundërshtim me marrëveshjen e Limak me Qeverinë e Kosovës, është aplikuar tarifë prej 12 centësh në litër.

Pra, 600% më e lartë se ajo që përcaktohet në këtë marrëveshje.

- Advertisement -

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës (AACK), Bujar Ejupi, më 27 korrik 2020 u ka dërguar letër Komitetit për Partneritet Publiko Privat, ku ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me monopolin në furnizimin me kerozinë dhe tarifën prej 600% më të lartë të aplikuar nga Limaku.

Në këtë shkresë thuhet se AACK gjatë takimeve me LIMAK ka mësuar se tarifa e aplikuar nga LIMAK paraprakisht kishte qenë 6 cent apo 300% më e lartë se ajo e përcaktuar në Marrëveshjen për Partneritet Publiko Privat, derisa më pas ishte dyfishuar në 12 cent, apo 600% më shumë se ajo e përcaktuar në këtë marrëveshje.

Drejtori i AACK-së, Bujar Ejupi, thotë se në momentin kur Aeroporti Ndërkombëtar ka arritur numrin prej 2 milionë udhëtarëve, është obliguar që ta hap tregun për furnizim me kerozinë.

“Në kuadër të përgjegjësive rregullative që i ka Autoriteti i Aviacionit Civil, është edhe rregullimi ekonomik i aeroportit dhe ofruesve shërbimeve në tokë në aeroport… Do të thotë aeroporti e bën mbikëqyrjen bazë rregullativës ekonomike të aeroportit, por edhe gjithë atyre subjekteve tjera që brenda aeroportit ofrojnë shërbime për aeroplanët, mas aderimit gjatë kohës kur janë platformë dhe për pasagjerë, për aeroporte të vogla vlen një rregull tjetër, për aeroportet deri 2.000.000 udhëtarë vlen një rregull ku aeroporti e ka të drejtën me monopolizu pjesën e shërbimit në tokë që thirrët, ofruesve shërbimeve në tokë, por me rregullativ momentin qe aeroporti kalon pragun prej 2.000.000 udhëtareve, atëherë kërkohet dhe është obligim ligjor që të liberalizohet ky treg… Kjo do të thotë që për Kosovën e 2.000.000 udhëtarë kanë arrit, numri prej 2.000.000 udhëtarëve ka arrit 2018 dhe prej atëherë tregu cilësohet sikur i hapur që mundet ma shumë se një kompani me ofru këto shërbime, në kuadër të këtyre shërbimeve një shërbim specifik është edhe pjesa e furnizimit me karburant ose me kerozim për aeroplan”, tha Ejupi për “Betimi për Drejtësi”.

Ejupi thotë se përkundër që AACK kishte miratuar rregulloren, hapja e tregut nuk është bërë.

“Edhe në këtë fazë kur kam ardh unë drejtor këtu, njanja prej temave të nxehta edhe prej kohës para meje ka qenë edhe liberalizimi i tregut për këtë shërbim, gjatë kohës kur i kam taku edhe palët e interesit është vërejt se edhe rregullorja e cila na obligon me rregullu këto është me ni masë të madhe të pazbatueshme, pra na si autoritet i aviacionit civil e kena aprovu shërbimin e ofruesve në tokë, por nuk kemi siguru që tregu është i hapur, dhe që hapja e tregut po bahet në bazë të kushteve të barabarta transparente cilët do të vlenin për gjithë. Pra, sot e kemi një furnizues, një ofrues të shërbimit në tokë për furnizmin me karburant si monopol i cili funksionon ende si monopol edhe pse tregu realisht bazë rregullativës është i hapur”, tha ai tutje.

Ejupi thotë se gjatë takimeve me LIMAK, kishte gjetur se tarifa e aplikuar nga LIMAK për furnizim me kerozinë është 600% më e lartë se ajo e përcaktuar në marrëveshjen për partneritet publiko privat.

Po ashtu, Ejupi thotë se me mënyrën se si ka vepruar LIMAK, nuk i është dhënë mundësi operatorëve të tjerë që të ofrojnë furnizim bazuar në hapjen e tregut në këtë fushë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit