1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse do të votoja kundër bashkimit me Shqipërinë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Sot edhe Edi Rama tha që do të votonte pro bashkimit kombëtar. Unë do të votoja kundër.

Kjo, pasi bashkimi me Shqipërinë është bashkim i problemve. Ajo do ti zhyste shqiptarët në të dy anët e kufirit në humnerë edhe më të thellë se sa janë tani.

Politika kosovare është komplet ndryshe nga ajo shqiptare. Casja ndaj problemeve është komplet e ndryshme, ekonomia, organizimi i shoqërisë, veset e virtytet jetësore janë komplet ndryshe, për të mos thënë edhe të kunderta në plot raste. Vetëm që të bëhej unisimi i sistemit ne do të na merrte së paku 20 vjet kohë. E ne, si dy vendet më të varfëra të Evropës, nuk e kemi atë kohë.

- Advertisement -

Pra, integrimi i një milion problemeve që në kemi, vetëm do t’i zgjeronte telashet panshqiptare. Ndërkohë, përfaqësimi nga 2 vota ndërkombëtare do të reduktohej në vetëm një votë. Dhe edhe kjo vështirë që do të ishte më e fuqishme se ndonjëra nga këto që janë tashmë.

Shembull eklatant i kësaj teorie është sporti. Ne i kemi dy kombëtare futbolli, ku herë shkëlqen njëra, herë tjetra. Para pak vjetësh e kishim vetëm një dhe rrallëherë flitej për të. Kryesisht dominonin akuzat e privilegjimit të kosovarëve brenda saj. Sukseset ishin minore.

- Advertisement -

Nga dy qendra vendimmarrëse do të krijohej vetëm një, Tirana. Prishtina do të zhytej në mjerim dhe në pluhurin e harresës. Edhe sot, kryeqendra shqiptare na dominon tepër në aspektin kulturor. Por, në vitet e para të pasIuftës na dominonte edhe në aspektin mediatik.

Tash, ne i kemi zhvilluar televizionet tona dhe e kemi bë shkëputjen. Me tu bë bashkimi, identiteti ynë do të zhdukej në favor të atij kombëtar, mediat tona do të zbeheshin komplet.

Ekonomikisht do të mund të përfitonim dicka, pasi do të rritej tregu. Por, akush, ama bash askush nuk na ndalon që të kemi një treg të përbashkët edhe me dy shtete. Kulturalisht kemi bashkëpunuar dhe mund ta bëjmë tutje.

Ndryshe, në asnjë rrethanë një Kosovë e unisuar nuk do të mund të bashkohej me Shqipërinë. Ndoshta edhe mund të ketë bashkim, por bota, pram bi 115 vende që na kanë njohur, nuk do të na mbështesnin. Do ta bënin vetëm po u morëm vesh me Serbinë. E ajo s’do të pranine pa na shkëputë një pjesë të territorit. A kemi hesapë a jo, varet prej nesh.

Por, ta shbëjmë atë që kemi bë dekada për ta ndërtuar, pra një Kosovë sovrane, do të ishte përgjithësisht kthim prapa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit