1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse ishte i pranishëm ushtaraku i lartë amerikan në takimet me liderët kosovarë? Përgjigjet Donfried

Rekomandime

Zëvendës-komandanti i Komandës Evropiane, gjenerali Michael Howard, ishte dje pjesë e delegacionit me zyrtarë të lartë amerikanë që u takuan me liderët kosovarë.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë dhe Europës Lindore, Karen Donfried, tregoi në emisionin Pressing në T7 se prania e tij ishte shumë e rëndësishme, ajo tha se dëshiroi ta kishte Howardin me vete që të demonstronte përkrahjen e fuqishme që SHBA-ja jep për Kosovën.

- Advertisement -

“Ishte shumë me rëndësi për mua që gjenerali Howard, i cili është zëvendës-komandant i Komandës Evropiane, të ishte me mua në këtë udhëtim. E them këtë për disa arsye. Një, pata dëshirë të demonstroja përpjekjen e tërë qeverisë së SHBA-së për mbështetjen tonë për Kosovën. Arsyeja tjetër është se për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e di se ka shtim të pasigurisë në Kosovë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe veçanërisht në Kosovë. Dhe prania e gjeneralit Howard na e përkujton të gjithëve rolin e rëndësishëm që KFOR-i luan këtu në Kosovë dhe kontributin e SHBA-së, si kontribuuesi më i madh në atë forcë të NATO-s, për stabilitetin në Kosovë. Pra, më pëlqen edhe simbolika që jemi këtu së bashku, por edhe përkujtimi i asaj mbështetjes së gjerë që Shtetet e Bashkuara ia japin Kosovës”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit