2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pse policët e prekin gjithmonë veturën pasi e ndalojnë atë

Rekomandime

Kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në disa vende të tjera të botës, policët kryejnë një veprim që ndoshta ju ka rënë në sy, kur ndalojnë një makinë.

- Advertisement -

Përpara se të komunikojnë me shoferin, që mund ta kenë ndaluar për arsye nga më të ndryshmet, policët afrohen nga pas veturës dhe e prekin me dorë kryesisht në pjesën e bagazhit.

Por pse e kryejnë këtë veprim?

Ky është një marifet i përdorur nga uniformat blu, që në rast se shoferi vendos të kryejë çfarëdo lloj veprimi, ai do të ketë me vete edhe gjurmët e gishtave të policit që e ka ndaluar.

- Advertisement -

Një oficer policie në SHBA e shpjegon duke u shprehur se janë dy arsye kryesore:

Kur një oficer policie kryen një ndalim në trafik, janë disa procedura që duhet të kryhen, jo vetëm për sigurinë e shkelësit, por edhe të policit. Një nga ato arsye që vërtetojnë se polici e ka ndaluar atë makinë është duke prekur pjesën para ose pas saj.

- Advertisement -

Një arsye tjetër tha ai, është për t’u siguruar se bagazhi është i mbyllur. Mund të duket çmenduri por s’do të donit që dikush të kërcente nga bagazhi në atë moment.

Megjithatë kryesorja janë gjurmët e gishtave, nëse shoferi arratiset, apo nëse i ndodh diçka policit. Gjurmët e gishtave mund të bëjnë lidhjen mes veturës dhe tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit