8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pse presidenti Thaçi nuk shkoi në seancën për Epopenë e UÇK-së?!

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ani pse kishte marrë ftesë, sot nuk ka shkuar në seancën solemne të organizuar për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Në seancën që filloi në ora 09:00, të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe e gjithë familja Jashari.

- Advertisement -

Megjithatë ai nuk ka shkuar në seancë. Ai kishte munguar edhe në seancën solemne që ishte organizuar për 17 shkurt.

Një orë pas organizimit në Kuvend të Kosovës, i pari i shtetit ka ndarë dekorata për ish-ushtarët e UÇK-së.

I pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të paraqiten së bashku në ora 12:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të bëhet parakalimi i trupave të FSK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit