1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse Rron Gjinovci e quan të dobët fjalimin e Albin Kurtit

Rekomandime

Analisti Rron Gjinovci e ka quajtur të dobët fjalimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Gjinovci shkruan në profilin e tij në Facebook:

- Advertisement -

Gjatë fjalimit të tij në seancën solemne për Pavarësinë, kryeministri Albin Kurti, pasi përmendi të arriturat që, sipas tij, janë bërë gjatë qeverisjes aktuale, ka folur rreth mediave dhe për ata që nuk pajtohen me të. Përfshirja i krejt këtyre temave në fjalimin e seancës për përvjetorin e Pavarësisë duket se i bëri deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ta braktisin sallën dhe kryeministrit Kurti, i cili po mbante fjalim në atë moment.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se lëshimi i sallës s’ka qenë i planifikuar nga opozita por erdhi si pasojë e fjalimit të kryeministrit Kurti.

- Advertisement -

“Ishte një ngjarje që meriton respekt mirëpo nuk ishte e planifikuar nga ne, por që u kthye në një seancë të komunikimit politik e që nuk do të duhej të jetë kështu përshkak se seanca të tilla e kanë vetëm një qëllim shprehjen e falënderimit”, tha Tahiri.

“Fliste për çështje që nuk do të duhej në një seancë festive, vendimi ynë është veprim politik për t’i dhënë porosi që të mos abuzohet me një ditë historike siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha Tahiri para mediave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit