8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Publikohen detaje nga vizita e Lajçakut në Kosovë

Rekomandime

Zyra e BE’së në Kosovë ka publikuar detaje nga vizita e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, që sot do të qëndrojë në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar për media nga zyra e Bashkimit Evropian bëjnë më dije se Lajçak do të qëndrojë sot në Prishtinë e këtu do të takohet me të gjithë udhëheqësit politik si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

- Advertisement -

Tutje, bëhet e ditur se Lajçak do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor deri me datë 15 tetor, e se i njëjti do të vizitojë edhe Serbinë.

Lajçak sipas njoftimit do të diskutojë për përparimin e bërë që nga rinisja e dialogut si dhe hapat e ardhshëm në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit