Korrespondenti i BuzzFeed News në Ukrainë, Christopher Miller ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter të kolonës së ushtrisë ruse rreth 30 km nga kufiri me Ukrainën.
Në video-incizim shihet kolona e gjatë me trupa ushtarake dhe mjete ushtarake, raporton Gazeta Express.
“Valuyki, Belgorod Oblast, Russia. 28 kilometra nga kufiri me Ukrainën në lindje të qyteti Krarkiv”, ka shkruar ai.
Valuyki, Belgorod Oblast, Russia. 18 miles from the Ukrainian border, east of Kharkiv. https://t.co/iPhwD6GBwJ
— Christopher Miller (@ChristopherJM) February 12, 2022
Rusia ka mobilizuar ushtrinë dhe artilerinë e rëndë në kufirin e saj tokësor me Ukrainën. Perëndimi ka paralajmëruar se Vladimir Putin së shpejti mund të urdhërojë një pushtim Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për sulm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.
ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.
Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”.