1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Publikohen shpenzimet një mujore të Kabinetit Kurti dhe Hoti

Rekomandime

Më 3 shkurt të vitit 2020, për herë të parë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje arriti ta drejtoi vendin, pas lidhjes së koalicionit me LDK-në, me kryeministër Albin Kurti.

Por pa i bërë 50 ditë në pushtet, saktësisht më 25 mars, në mes të pandemisë, me mocion të iniciuar nga partneri i koalicionit qeverisës, më 82 vota, u votua për rrëzimin e qeverisë.

- Advertisement -

Me shumë zhurmë, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese i tha “po” dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër.

I njëjti më pas më 3 qershor me 61 vota, 24 kundër dhe një abstenim, erdhi në krye të qeverisë. LDK kështu mori pushtetin në duar, duke lidhur koalicion me AAK-në dhe NISMA-n Socialdemokrate.

Indeksonline ka kërkuar qasje në dokumente publike nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, për të parë se cilat ishin shpenzimet për një mujorin e parë të Kabinetit të ish-kryeministrit Kurti dhe të Kabinetit të kryeministrit të tanishëm, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Sipas këtij dokumenti Kabineti Qeveritar i Kurtit, për një mujorin e parë, ka shpenzuar gjithsej 8,400.73 euro. Ndërsa, Kabineti i Hotit brenda së njëjtës periudhë kohore ka buxheti i shtetit ka shpenzuar 11,570.62

Sipas këtij dokumentacioni, vetëm ish- kryeministri Kurti në periudhën një mujore të tij, shpenzoi 1.067.85 euro. Ndërsa kryeministri Hoti 698.48 euro.

- Advertisement -

Pas Kurtit, shpenzime më së shumti ka bërë këshilltari i tij, Erzen Vraniqi, gjithsej 1,641.51.

Më pas ish-zëvëndëskryeministri i dytë, kryeministri i tanishëm, Avdullah Hoti. Ky i fundit për mëditje, akomodim, dreka e bileta shpenzoi 1, 567.61 euro.

Ndërsa, zëvëndëskryeministrja Albulena Balaj, po del të jetë e para për nga shpenzimet në Kabinetin Hoti.

Ajo ka shpenzuar më së shumti, brenda një muaji. Zv.kryeministrja që vjen nga Nisma Socialdemokrate, ka bërë shpenzime në vlerë prej 1,275.94 euro.

E njëjta, të gjitha këto para të shtetit i “mori” vetëm për dreka zyrtare.

Për dallim nga ajo, Zëvendëskryeministri që vjen nga AAK, Besnik Tahiri për një muaj ka shpenzuar 983.08 euro.

Indeksonline iu sjellë të gjitha shpenzimet e një mujorit të parë të Kabintetit Kurti dhe Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit