2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Putin frikësohet se po i konfiskohet jahti luksoz, e largon nga Gjermania

Rekomandime

Presidenti rus, Vladimir Putin ka larguar jahtin e tij luksoz nga Gjermania.

Sipas gazetës BILD, jahti ‘Graceful’ i 69-vjeçarit Putin ishte ankoruar në portin e Hamburgut.

- Advertisement -

Por të hënën në mëngjes, jahti me një gjatësi 82 metra dhe me një vlerë prej të paktën 87 milionë euro, u largua nga porti.

Gazeta shkruan se ky veprim reflekton dukshëm frikën se jahti mund të konfiskohet.

BILD thekson se frika nga sekuestrimi duket e justifikuar për shkak se Perëndimi ka kërcënuar se ndaj Putinit do të aplikohen disa prej sanksioneve më të rënda në histori nëse merr veprime kundër Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit