13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Suspendohet komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në veri

Rekomandime

Komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq, është suspenduar nga puna bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ai është suspenduar për 72 orë për shkak të dhunës në familje.

- Advertisement -

“Ka kohë që Jarediq është ndarë me bashkëshorten dhe jeton vetëm, mirëpo B. J. ish bashkëshortja e tij, ka përjetuar dhunë për muaj të tërë duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese dhe ofenduese përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Si rrjedhojë, ajo ka denoncuar rastin në polici” kanë thënë burimet.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, për të marr një prononcim rreth rastit, por ai nuk është përgjigjur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit