1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Publikohet biseda e Albin Kurtit me Grenellin dhe O’Brien

Rekomandime

SHBA-ja nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Kosova, kështu po thotë këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Vraniqi ka zbuluar detaje nga biseda mes Kurtit dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA’së, Robert O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell, gjatë bisedës telefonike dje.

Ai nga kjo bisedë tha se SHBA’ja gjithashtu nuk do të ndalë ndihmën ekonomike për Kosovën.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vraniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit