Katër persona janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur se dje nuk janë vaksinuar asnjë qytetar, pasi të dielave nuk ka vaksinim.
Nga 221 testime,4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 48.