2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Publikohet raporti origjinal i ekspertizës për Astrit Deharin

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi ka publikuar raportin në gjuhën origjinale të ekspertizës së mjekëve zviceranë për rastin Dehari.

- Advertisement -

Në këtë raport është treguar detajisht se si është zhvilluar hetimi dhe si kanë arritur në përfundim se rasti i tij duhet të kthehet në hetim.

Në pikën 2 të këtij raporti, më saktësisht tek kampionet e realizuara mbi orën e markës “MOWATCH”, thuhet se kanë vërejtur se ka ADN të një personi tjetër.

Kampionet e realizuara mbi faqen e jashtme të rripit dhe kuadrit të orës së markës “MOWATCH”(19-T034971d1) ka mundësuar të kemi një profil të ADN-së së përzier.

- Advertisement -

Ai është i përbërë nga një fraksion madhor i pjesshëm (14/16 lokuese) me prejardhje nga një person i panjohur që ne e kemi emëruar H1. Ky profil i ADN-së është ndryshe nga ai i z. Dehari ASTRIT (#A.D), një fraksion minor në veçanti është i pranishëm.

Ky megjithatë nuk është i realizueshëm. Kampionet e kryer mbi faqen e brendshme të rripit dhe kuadrit të orës (19-T03497d2) nuk na ka mundësuar të kemi një profil të realizueshëm të ADN-së”, thuhet në raport.

- Advertisement -

Si përfundim në këtë raport është thënë se nga gjurmët që kanë reaguar negativisht në këtë test, vetëm një profil i ADN-së është fituar ndërsa gjurmët tjera nuk janë analizuar fare.“Përqindja e ulët e sukseseve të fituara për këto gjurmë sugjeron se procedura analitike e përdorur nga “Agjencia Kosovare e Forenzikës” nuk ishin shumë të ndjeshme. Si ilustrim kjo agjenci nuk i ka analizuar kampionet e realizuara mbi orën e z.Astrit Dehari të cilët, sipas tyre, përmbanin shumë pak ADN. Ne ia kemi dalë të fitojmë një profil të ADN-së që kishte prejardhje nga një njeri i panjohur i emëruar H1 përmes një kampioni të ri të realizuar mbi të njëjtën orë. Kjo sugjeron se profilet e ADN-ve potencialisht do të mund të merreshin për gjurmët tjera të cilat nuk janë analizuar nga “Agjencia Kosovare e Forenzikës”, thuhet tutje.Në raport është thënë se megjithatë është e rëndësishme të saktësohet se nuk është e mundur të përcaktohet kur dhe si një ADN është vendosur mbi një bartës.

Tutje është thënë se ata kanë analizuar shishen e plastikës, thonjtë e dy duarve dhe një orë të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit