6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Punëtorët e KEDS po kujdesen maksimalisht që askush të mos mbetet pa energji elektrike

Rekomandime

Përkundër pandemisë që po mbizotëron tash e disa javë, punëtorët e KEDS-it në terren nuk janë ndalur asnjëherë. Vetëm që konsumatorët të kenë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike në këto kohë të vështira për të gjithë, ekipet e KEDS kanë intervenuar vazhdimisht në terren. Falë intervenimeve të tyre dhe përkushtimit maksimal të kompanisë të jetë gjithnjë në shërbim të kosnumatorëve, furnizimi me energji elektrike është i vazhdueshëm. Edhe në rastet kur ka ndonjë defekt, ai po sanohet menjëherë.

- Advertisement -

Pos terrenit, në dispozicon të plotë janë edhe Qendra Dispecerike e cila intervenon dhe përkujdeset vazhdimisht nga qendra që cdogjë të jetë në rregull dhe Qendra e Thirrjeve, që po u përgjigjet seciles brengë të qytetarëve përmes telefonatave të vazhdueshme që po bëjnë.

Kërkesa për energji elektrike me reduktimin e aktiviteteve ekonomike është ulur për konsumatorët komercialë, por është rritur ndjeshëm pë rata të amvisërisë, për shkak të qëndrimit të qytetarëve në izolim shtëpiak. Por, KEDS/KESCO kanë ndërmarrë masat duke siguruar energji të bollshme për secilin.

Paralelisht me operimet bazike që sigurojnë furnizim stabil me energji elektrike, KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse ndaj corona virusit, në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëdetësisë Publike.

- Advertisement -

Punëtorët janë të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse, sikurse kanë edhe udhëzimet e qarta si të veprojnë në secilën situatë që mund të paraqitet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit