16 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Putin ia tregon dhëmbët Perëndimit: Rusia mund të reagojë shpejt, vrazhdë e asimetrikisht

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin që të mos “kalojë vijën e kuqe” me Rusinë dhe ka denoncuar atë që e ka quajtur “kompIot puçlst” kundër Bjellorusisë.

- Advertisement -

Ky paralajmërim erdhi në adresimin televiziv shtetëror, mes tensioneve të rritura me Perëndimin në lidhje me Ukrainën dhe në lidhje me burgosjen e kritikut të Putinit, Alexei Navalnyn.

“Përdorimi i sanksioneve të padrejta po rritet në diçka më të madhe: një tentim në Bjellorusi,” tha Putin.

Ai mbështeti presidentin bjellorus, Aleksandër Llukashenkon, i cili po përballet me një opozitë masive, shkruan BBC.

- Advertisement -

Më 17 prill, autoritetet bjelloruse njoftuan që kishin zbuluar një plan për asesinimin e presidentit Lukashenko, plan ky i mbështetur nga ShBA-ja.

Presidenti Putin ka thënë se Rusia donte marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet, por se kishte përpjekje konstante nga fuqitë perëndimore që ta zemëronin vendin e tij.

- Advertisement -

“Nëse dikush interpreton qëllimet tona të mira si dobësi, reagimi ynë do të jetë asimetrik, i shpejtë dhe i vrazhdë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit