1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Putin ka vetëm këto tre opsione për të marrë kontrollin e Ukrainës Jugore

Rekomandime

Në çdo fazë të re të luftës në Ukrainë, është bërë një praktikë e zakonshme që ekspertët dhe analistët të vënë në pikëpyetje synimet “reale” të Kremlinit, dhe për rrjedhojë edhe lëvizjet e tij të mëvonshme. Çfarë ka në mendje Vladimir Putin? Në fakt, objektivat fillestare të luftës ishin shumë të vetëkuptueshme, edhe kur nuk ishin të përcaktuara qartazi nga udhëheqësi rus. Ne i kemi renditur edhe në Formiche.net, madje edhe para fillimit të konfliktit. Deri më tani synimet politiko-strategjike të Mokës kanë dështuar, si për shkak të nënvlerësimit serioz të kundërshtarit, po ashtu edhe për limitet që ka makineria ushtarake ruse.

Pavarësisht presionit të madh ushtarak mbi Kievin, qeveria ukrainase nuk ka rënë. Kësisoj nuk ka një proces të “denazifikimit” të Ukrainës. Për me tepët ofensiva fillestare, në vend se t’i jepte Rusisë një rol udhëheqës në Evropë dhe në botë, i ka sjellë një dëm të madh imazhit të këtij vendi në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Përveç fakti që Volodymyr Zelensky ka pranuar të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, të vetmet arritje të deritanishme të Kremlinit nga kjo luftë janë disa pushtime territoriale të pjesshme, të paguara me një kosto shumë më të lartë sesa pritej në fillim.

Ideja e Putinit mbi Ukrainën dhe të ardhmen e saj, u përmblodh shumë qartë në një hartë me ngjyra të ndezura, e shfaqur në televizionin kombëtar rus në fillim të konfliktit. Në qendër harta tregonte të vetmen Ukrainë “të vërtetë”: një “bërthamë” e shënuar me ngjyrë të verdhë, pa dalje në det, e rrethuar në veri, lindje dhe jug nga territoret ruse, të prezantuar me një ngjyrë të fortë portokalli.

Megjithatë, deri më sot, vetë Donbasi nuk është plotësisht në duart e Rusisë. Objektivat e ofensivës ruse janë detyruar të ripërcaktohen. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi të martën e kaluar fillimin e së ashtuquajturës Faza II e luftës, si dhe saktësoi se pavarësia e Donbasit dhe njohja e aneksimit të Krimesë ishin objektivat e vetme të “operacionit ushtarak special”.

- Advertisement -

Por sipas asaj që raportoi të premten agjencia Interfax, duke iu referuar gjeneralit Rustan Minnekaev, i cili foli mbi zhvillimet e ardhshme të ofensivës, u la të kuptohet për një rrugë (një “urë”) drejt Transnistrias: prej dekadash një relike e vërtetë e Bashkimit Sovjetik. Një deklaratë të ngjashme ka bërë edhe presidenti bjellorus Aljaksandr Lukashenka.

Të gjitha premisat duket u konfirmuan të shtunën, në sulmin me raketa të kryer në qendër të Odesës, që i dha fund një periudhe të zgjatur të qetësisë në këtë qytet, si dhe mbërritja e trupave të reja ruse në Transnistria. A synon vërtet Putin të krijojë një lidhje të plotë midis territoreve të pushtuara në veriperëndim të Krimesë dhe republikës autonome të vetëshpallur, siç parafytyrohet nga harta plot ngjyra të ndezura?

- Advertisement -

Për realizimin e mundshëm të një projekti të tillë, ekziston një pengesë serioze:Odesa. Përpara fillimit të luftës, qyteti me një sipërfaqe prej 162 kilometrash katrorë, kishte rreth 1 milion banorë. Ai është pak më i madh dhe më i populluar se Torino, dhe pak a shumë sa Mariupoli, pavarësisht se ka më shumë se dyfishin e banorëve.

Çfarë lloj angazhimi ushtarak do të kërkohej për të siguruar pushtimin e tij? Lufta urbane është makthi i çdo strategu dhe komandanti ushtarak. Shembujt që ofrohen në këtë drejtim nga konflikti i gjatë irakian janë shumë domethënëse.

Në vjeshtën e vitit 2004, u zhvillua Beteja e Dytë e Falluxhas, qytet që kishte më pak se gjysmës e banorëve të Odesës, edhe pse ndoshta rreth treçereku e kishin braktisur atë dhe që u mbrojt nga ndoshta 5000 kryengritës.

Për t’i izoluar këta të fundit, dhe për të rimarrë më pas kontrollin e qytetit, u përdorën 14-15.000 trupa, kryesisht amerikanë, të mirë-armatosur, të mbështetur nga fuqia e madhe e zjarrit dhe një mbulim të plotë nga ajri, u deshën dy muaj luftime të ashpra.

Po aq i rëndësishëm është shembulli i betejës së zhvilluar midis viteve 2016-2017 në Mosul, një qytet me pak më shumë se 1.5 milionë banorë. Më shumë se 100.000 burra, të udhëhequr kryesisht nga irakianët, dhe të mbështetur nga fuqia e zjarrit e ushtrisë së SHBA-së dhe aleatëve të saj, iu deshën 9 muaj për të mposhtur rezistencën e dhjetëra mijëra luftëtarëve të Shtetit Islamik, gjysma e tyre shumë të rinj dhe të trajnuar dobët.

Pas 2 muajsh fushate ushtarake shumë të kushtueshme sa i përket humbjeve njerëzore dhe materiale, rusët nuk kanë asnjë shans që të pushtojnë Odesën. Sigurisht që ata mund ta shkatërrojnë ndjeshëm, siç kanë bërë tashmë me qendrat e tjera urbane në Ukrainë. Por duke pasur parasysh vlerën kulturore, simbolike dhe emocionale që qyteti ka për popullin ukrainas dhe rus, ky opsion nuk duket i besueshëm.

Prandaj, nëse Putini do të donte ta pushtonte vërtet plotësisht brezin bregdetar të Ukrainës, me një manovër nga Transnistria dhe Krimea, janë të mundshme 3 opsione: të rrethohet qyteti për muaj të tërë, por me një përfundim të pasigurt; të pushtojë pjesën bregdetare për të krijuar një lloj “korridori të Gdanskut” në Ukrainë; ose në fund të propozojë për Odesën me statusin e një porti të lirë ndërkombëtar për qytetin, diçka e ngjashme me atë që ishte parashikuar për Triesten pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Çështja e Odesës është e ndërlikuar dhe mbetet ende e hapur. /abcnews.al

Nga Luciano Bozzo “Formiche.net”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit