Kushdo që do të krahasojë ish Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë naziste do të gjobitet. Është kjo urdhëresa që sapo ka nënshkruar presidenti rus Vladimir Putin, sipas la repubblica.
Njerëzit të cilët bëjnë krahasime të tilla do të gjobiten duke filluar nga 2 mijë rubla ose 15 ditë ditë arrest për personat fizikë deri në 50 mijë rubla për personat juridikë.
Do të gjobiten të gjithë ata që mohojnë rolin vendimtar të popullit sovjetik në humbjen e Gjermanisë naziste dhe misionin humanitar të Bashkimit Sovjetik në çlirimin e vendeve të Europës dhe personat që krahasojnë qëllimet, vendimet dhe veprimet e udhëheqjes, komandës dhe personelit ushtarak të BRSS-së me qëllimet, vendimet dhe veprimet e Gjermanisë naziste.