12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Putini e njohu Kosovën, ia bëri të ditur Serbisë se këtu s’mund të llogarisë në të

Rekomandime

Duke iu referuar faktit se Kosova është shtet i pavarur dhe i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, presidenti rus Vladimir Putin para së gjithash ka dashur t’i arsyetojë pretendimet e tij kundër Donetskut dhe Luhanskut, por në të njëjtën kohë t’ia bëjë të ditur Serbisë se Rusia nuk e mbështet kur është fjala për Kosovën, ka vlerësuar për televizionin malazez Gradska RTV, avokati dhe ish-politikani kosovar Azem Vllasi.

- Advertisement -

“Edhe tani serbët kanë përjetuar zhgënjim total për shkak të deklaratës së Putinit, sepse vetë Serbia nuk e njeh qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe as me Rezolutën 1244. Prandaj le ta shohin Serbinë lakuriq. Tani nuk e kanë as mbështetjen e Rusisë”, tha Vllasi.

Në këtë mënyrë Putini e njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por jo me akt zyrtar, thotë Vllasi.

“Por Putini e ka bërë të qartë se e ka lexuar mirë dhe me kujdes qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legjitimon pavarësinë e Kosovës, dhe kaq. Tani Putini po thirret në përvojën e Kosovës për interesat e tij, një qëndrim të tillë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ta justifikuar pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, për të cilat ai planifikon ta thërrasë dhe të improvizojë një referendum si në Krime, dhe t’i shtyjë ato në Rusi”, tha Vllasi.

- Advertisement -

Sipas Vllasit, Putini ia bëri të ditur Serbisë se ai e njeh zyrtarisht Kosovën dhe se Serbia, kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mund të llogarisë në Rusinë. Tani Serbia është në një situatë – ose ose – ose do t’i drejtohet Evropës, ose Rusisë. Sipas Vllasit, Vuçiq e ka zemëruar Putinin me politikën e tij të dyfishtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit