2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

PZAP mori vendim për anulimin e votave nga Serbia: Vjen reagimi i ashpër i Vetëvendosjes

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi e ka quajtur vendim politik atë të PZAP’së që të aprovojë kërkesën e Nismës, duke shtuar se ‘nuk mund të befasohet më shumë’ nga ky panel, shkruan Gazeta Metro.

Rrustemi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se vendimi i sotshëm është politik, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka.

“Kam menduar që PZAP nuk mundet me më befasu më shumë, por jo. Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk jane, heshti çdo parim e dispozitë ligjore. Vendime politike, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka. Për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, kurse për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në”, ka shkruar Rrustemi.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese, por të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji.

“Ne vazhdimisht kemi kundërshtuar mënyren e regjistrimit e votimit nga Serbia. Madje kur të tjerët miratonin, unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese – të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji, por ju duheshin edhe për ta votuar Qeverinë. Tani u kujtuan që t’i heqin votat nga Serbia, mirë shumë. Por çfarë do të bëjnë me vendimet e tyre të mëparshme, të kundërta më këtë e për të njëjtën çështje”, ka thënë Rrustemi.

Ne fund, Rrustemi është shprehur se intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë.

- Advertisement -

“Intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë. E sendërtimi i rezultateve zgjedhore, me vendime politike: hiq një copë aty, e vendos këtu, janë goditje ndaj vullnetit të votuesve”, ka përfunduar Rrustemi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit