4.4 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Qalaj flet pasi u përmend në përgjigjen e Prokurorit të Specializuar për garancinë ndaj ish krerëve të UÇK-së

Rekomandime

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i ka quajtur të paqëndrueshme argumentet e përdorur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për moslirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Qalaj tha se kjo prokurori veç po dëshiron të gjejë arsye për mos ta liruar Thaçin.

- Advertisement -

“Kjo çka ka bërë prokuroria është tejet e ulët. Ajo po dëshiron vetëm të gjejë arsye që ta refuzojë lirimin me kusht”.

“Policia e Kosovës e ka bërë detyrë që të iu ofrojë siguri liderëve që duan ta vizitojnë veriun e Kosovës. Edhe presidenti Thaçi ka shprehur dëshirë që ta vizitojë veriun dhe ne i kemi ofruar siguri ashtu që vizita të shkojë pa problemi”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se prania e tij në këtë aktivitet së bashku me presidentin nuk ka të bëj me afërsi personale.

- Advertisement -

“Jo, kjo nuk ka të bëj me afërsi personale. Po të isha edhe sot si drejtor i Policisë, do të kisha shkuar me secilin. Por, po dëshirojnë të gjejnë veç arsye që ta refuzojnë lirimin me kusht”, tha ai për klan kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit