2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qan përkthyesi i raportit për vdekjen e Deharit

Rekomandime

Ismail Ismaili, përkthyesi i raportit për vdekjen e Astrit Deharit, thotë se s’ka pasur kohë të mjaftueshme për përkthim, mohon zërat për tendenca në keq interpretim

Me 17 tetor një dokument i rëndësishëm nga Zvicra, arriti në Prokurorinë e Shtetit.

E një ditë më pas, Ismail Isamilit i erdhi një telefonatë.

- Advertisement -

Ai ishte kontaktuar për të shkuar në Prokurori që të marrë një dokument.

Bëhet fjalë për raportin e ekspertizës për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, të përpiluar në gjuhën frënge, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë.

Ismaili menjëherë ishte nisur drejt prokurorisë.

- Advertisement -

E me të parë raportin e emrin e Astrit Deharit në të, kishin filluar edhe emocionet ta kaplonin, raporton T7.


Atë ndjenjë e kishte edhe sot.

- Advertisement -

Ismajli nga aty kishte vrapuar për të banesa, ku nuk kishte ndërruar asnjë fjalë me askënd nga familja për raportin që kishte.

Por, koha nuk i mjaftonte ta përkthente në mënyrën siç duhej.

E konkluzionet i ishin dërguar ditën e enjte pese minuta para orës dhjetë, kohë kjo kur raporti do të duhej ti dorëzohej familjes.

Ndërkohë, kritikat për përkthimin që ai bëri vërshuan gjithandej.

Por, Ismail Ismaili thotë se nuk ka pasur kohë ta kontrollonte as edhe një herë të vetme, derisa shton se në asnjë mënyrë nuk ka marrë direktiva nga dikush për ta keq interpretuar raportin.

Madje thotë se është ndier i fyer me të dëgjuar këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit