6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Qendra amerikane del me hartë dhe kohë të re për rënien e raketës, përfshihet Kosova

Rekomandime

Sipas një qendre amerikane për kërkim dhe zhvillim hapësinor, mbetjet e raketës kineze që ka dalë nga kontrolli pritet të bien në sipërfaqen e Tokës në orët e fundit të së shtunës ose në orët e para të së dielës. Kjo qendër ka publikuar edhe një hartë me zonën e rënies së mundshme të raketës, në të cilën përfshihet edhe Ballkani.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizata “Aerospace Corporation” tha se parashikimi më i ri nga Qendra e saj për Studime të Rihyrjes dhe Mbetjeve në Orbitë është që hyrja e raketës “March 5B” të ndodhë tetë orë më herët ose tetë orë më vonë se ora 4 e 19 minuta në mëngjesin e së dielës sipas kohës GMT (6 e 19 minuta sipas kohës së Kosovës).

Sipas kësaj organizate, parashikimi më i ri i bazuar në informata është se vendi i mundshëm për rihyrjen e raketës në orbitën e Tokës është afër pjesës veriore të Zelandës së Re, por shtoi se rihyrja është e mundshme kudo në zonën e paraqitur në hartë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.


Në hartën me rënie të mundshme të raketës përfshihen pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, territori i plotë i Azisë, pjesa lindore e Afrikës, Oqeani Indian, rreth gjysma e Oqeanit Paqësor, Australia me Oqeani dhe pjesa veriperëndimore e Amerikës Veriore, përfshirë Alaskën e ShBA-së dhe një pjesë të territorit të Kanadasë.

- Advertisement -

Raketa “Long March 5B” u lëshua në qiell nga ishulli kinez, Hainan, më 29 prill. Ajo e dërgoi në hapësirë modulin Tianhe, që do të shërbejë për ekuipazhin e një stacioni të përhershëm hapësinor kinez.

Në maj të vitit 2020, disa pjesë të lëshimit të parë të kësaj rakete kishin rënë mbi territorin e Bregut të Fildishtë, duke dmtuar ndërtesa, ndonëse nuk ishte raportuar për persona të Iënduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit