5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Qeveria e Albin Kurtit hyri në histori që në ditën e parë të punës

Rekomandime

Gratë që janë vendosur në pozita drejtuese pas konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës kanë marrë vëmendjen.Çështja e përfaqësimit gjinor që dikur ishte problem, nuk përbën diçka të tillë tash në Qeverinë që drejton Albin Kurti.Janë pesë ministre të emëruara në Qeverinë e re që tejkalojnë pragun e përfaqësimit gjinor të Kuvendit të Kosovës (30 përqind) me 33.33 përqind, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Hykmete Bajrami – Ministre e Arsimit, Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë dhe Emilia Rexhepi – Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal përbëjnë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes së grave në Qeveri në krahasim me qeveritë e tjera prej shpalljes së pavarësisë, ndonëse tash numri i ministrive për dallim nga herët tjera është më i vogli, 15 sish.Ekzekutivi i kaluar që e drejtonte Ramush Haradinaj – në ditën e votimit – në përbërje kishte vetëm dy gra, Dhurata Hoxhën – Ministre e Integrimeve, dhe Albena Reshitajn si Ministre të Mjedisit.Në kabinetin qeveritar me 21 ministra, Hoxha dhe Reshitaj përbënin vetëm 9.5 përqind të përfaqësimit të grave në institucionin e Qeverisë.

Dy gra kanë shërbyer në poste ministrore edhe në Qeverinë e Isa Mustafës e cila ishte votuar më 9 dhjetor 2014.
Edita Tahiri, Ministre pa Portofol dhe Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë, ishin gratë që punonin në ekzekutiv por që përqindja e përfaqësimit në këtë rast ka qenë pak më e lartë – 10 përqind, pasi që Mustafa nën menaxhim kishte 20 ministri – një më pak se Haradinaj.

Ministre më shumë kishte pasur në Qeverinë paraprake, të cilën Hashim Thaçi kishte marrë votat për ta drejtuar nga 2011-ta.Edita Tahiri dhe Mimoza Kusari-Lila kanë qenë zëvendëskryeministre në këtë Qeveri. Kusari-Lila ka mbajtur edhe pozitën e Ministres së Tregtisë, ndërkaq Vlora Çitaku ka qenë Ministre e Integrimeve.Nga 17 ministri, plus pozita e zëvendëskryeministres që e ka mbajtur Tahiri, ky ekzekutiv i bie se gra në përbërje ka pasur 16.66 përqind.Afërisht ngjashëm ka qenë situata edhe më 2008, kur Thaçi kishte qeverisur për herë të parë.Justina Shiroka-Pula, Ministrie e Energjisë dhe Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtësisë, kanë qenë të vetmet që kanë drejtuar dikastere qeveritare në vitin e shpalljes së Pavarësisë.14.28 përqind është pjesëmarrja e tyre në Qeverinë që kishte 12 ministra të tjerë.Përqindja e grave ministre:

- Advertisement -

Qeveria e Albin Kurtit (03.02.2020) – 33.33 përqind
Qeveria e Ramush Haradinajt (09.09.2017) – 9.5 përqind
Qeveria e Isa Mustafës (09.12.2014) – 10.0 përqind
Qeveria “2” e Hashim Thaçit (22.02.2011) – 16.66 përqind
Qeveria “1” e Hashim Thaçit (09.01.2008) – 14.28 përqind

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit