2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qeveria e Malit të Zi ia zbulon gënjeshtrën Ivica Daçiqit (VIDEO)

Rekomandime

Drejtori i Kompanisë ‘Monteorganica’ Jovan Nikoliq ka demantuar pretendimet e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, se kinse vëllai i shefit të sigurimit të tij, që është nga Bijelo Polje, ishte pushuar nga puna pasi ishte deklaruar se është serb.

- Advertisement -

“Nga Nëntori i vitit 2017, zoti Vinko Puriç është punësuar në kompaninë ‘Monteorganica’, e cila merret me kontrollin dhe certifikimin e prodhimeve organike dhe financohet nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi. Ai është i angazhuar si bashkëpunëtor ekspert për prodhimet organike në blegtori. Nga nëntori i vitit 2019, saktësisht para dy muajsh , zoti Vinko Puriç nënshkroi një kontratë të përhershme pune, dhe këto punë ai i kryen edhe sot”, ka thënë drejtori i ‘Monteorganica’ Jovan Nikoliq, shkruan në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.

Lajmin e rremë për kinse shkarkimin e Vinko Puriçit, të cilin e ka përhapur ministri i Jashtëm i Qeverisë së Serbisë në një emision në Televizionin serb “Happy” më 13 janar, e të cilin e transmetuan edhe nga disa media serbe.

Ivica Daçiç e plasoi këtë lajm të rremë duke dashur të dëshmojë pretendimit të tij të pavërteta se në Mal të Zi kushdo që e deklaron veten si serb pushohet nga puna.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit