0.7 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Qeveria e Malit të Zi mund të rrëzohet sot shkaku i Dritan Abazovicit

Rekomandime

Sot Kuvendi i Malit të Zi do të diskutoj për rezolutën e paraqitur nga partitë opozitare, në krye me atë boshnjake. Rezoluta dënon dhe pranon gjnocldin në Srebrenicë të kryer nga Serbia.

- Advertisement -

Kësisoji, rezoluta pritet të ketë përkrahjen e shumicës së deputetëve, pas mbështetjes që i ka dhënë partia në pushtet e Dritan Abazoviqit, URA.

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës është edhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut, Vladimir Leposaviq, që kohë më parë tha se nuk mendon që në Srebrenicë ka pasur gjnocld më 1995.

Rezoluta ka mundësi të rrëzojë edhe Qeverinë e udhëhequr nga koalicioni Fronti Demokratik që përbehet nga parti proserbe, në krye me “Demokracia e Re Serbe”, shkruan të mërkurën gazeta “Oslobodjenje”.

- Advertisement -

Ndërsa, kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk është shprehur qartë për Srebrenicën, por ka pranuar në disa raste se kjo çështje mund ta rrëzojë qeverinë.

Vlen të theksohet se partia e Abazoviqit, tashmë është deklaruar se do të mbështesë rezolutën. URA ka katër deputetë dhe bën pjesë në Qeverinë e Malit të Zi, ku Abazoviq është zv.kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit