Lajm i mirë, Arben Vitia tregon për masat e reja

0
187

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, ku po diskutohet gjendja me pandeminë COVID-19 dhe masat e reja.

Gazeta Online “Reporteri.net” brenda takimit kanë bërë të ditur se ministri Vitia ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes që është nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Por vendimin final për heqjen e kufizimit të lëvizjes do ta marrë Qeveria e Kosovës në një mbledhje të saj.

Ndërsa ende nuk dihet nëse do të lejohet apo jo mbajtja e dasmave në Kosovë.

Gastronomët dje kanë protesuan para qeverisë me ç’rast kërkuan lirimin e masave.