-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qeveria e re, Thaçi takohet me ambasadorët e Kuintit

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar sot përfaqësuesit e ambasadave të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së, të cilët i ka njoftuar për hapat e ndërmarrë pasi partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë shprehur vullnetin që të formohet një Qeveri e re pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca, në këtë takim ishin ambasadori i SHBA-së, ai i Britanisë së Madhe, i Gjermanisë, ambasadorja e Francës, ambasadori i Italisë dhe Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë.Tutje në njoftim thuhet se Thaçi u shpreh se pas konsultimeve me partitë politike është e qartë se shumica absolute janë në favor të formimit të Qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re.

“Pas konsultimeve me partitë politike i kam kërkuar Kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, të ofrojë kandidatin apo kandidaten për formimin e Qeverisë së re”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “çdo hap është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.Sot,Thaçi përmes një letre drejtuar kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së re. Deri tek kjo situatë politke erdhi pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk i dorëzoi presidentit emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë nga ish-partneri i koalicionit të LVV-së, LDK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit