10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ushtarë amerikanë zbarkojnë në Kosovë (FOTO)

Rekomandime

Në ditën kur djali i presidentit Donald Trump dhe senatori David Perdue u deklaruan për tërheqjen e trupave amerikane që shërbejnë në KFOR, Komanda Rajonale Lindore brenda forcës paqeruajtëse të NATO-s ka njoftuar se në dy ditët e kaluara, një kontingjent nga Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit ka arritur në Kosovë për të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27.

“Pas shumë javësh trajnimesh në Hohenfels, Gjermani dhe Fort Bliss, Texas, Ekipi luftarak i Brigadës së 41-të të këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit së shpejti do të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27.

- Advertisement -

Ata do të vazhdojnë misionin e KFOR-it për të kontribuar për një mjedis të sigurt në Kosovë”, thuhet në njoftim në facebook.Donald Trump Junior, i biri i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, e ka mbështetur kërkesën e senatorit amerikan David Perdue, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Në një postim në Twitter, Trump i riu, ka thënë se pajtohet me kërkesën e senatorit.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikane në Kosovë. Koha për t’i kthyer në shtëpi”, tha shkurt Donald Trump Junior.Sot, David Perdue, senator amerikan, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta largojë tarifën ndaj mallrave Serbisë.

- Advertisement -

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Në të kundërtën senatori Perdue ka kërkuar nga SHBA ta shqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

- Advertisement -

“Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SH.B.A. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka theksuar ai.

Tani, me përparimin historik në horizont, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë”, ka shkruar në Twitter, senatori Perdue që vjen nga Partia Republikane të cilës i përket edhe Presidenti Donald Trump.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit