3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qeveria Kurti fton mjekët që jetojnë në mërgatë për të punuar në Kosovë

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë e cila ende vazhdon të funksionoj pa ministër, përmes një komunikate për media iu ka bërë ftesë të gjithë specialistëve në fusha të ndryshme mjekësore që jetojnë në mërgim për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.

Nga MSH thonë se ftesa u drejtohet specialistëve të fushave mjekësore pjesëtarë të mërgatës shqiptare, atyre nga rajoni por dhe profesionistëve të huaj mjekësor.

- Advertisement -

Pjesë nga njoftimi i MSH-së

Bashkëpunimi profesional në institucionet tona ka ekzistuar dhe aktualisht është duke marrë ritëm të ri. Por, në mënyrë që ky bashkëpunim të thellohet e dinamizohet ju ftojmë të shprehni interesimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe sektorin krah për krah me kolegët që me mundin e dijen e tyre sigurojnë shërbimet në të gjitha nivelet.

Të gjithë të interesuarit që kanë përvojë të konsiderueshme pune në lëmitë ku veprojnë dhe veçanërisht ata që kanë dhe përvojë akademike u lutemi të na drejtohen.

- Advertisement -

Për angazhimin e tyre do të bëhen marrëveshje me institucionet shëndetësore ose Ministrinë e Shëndetësisë.
Angazhimi i profesionistëve shëndetësor nga mërgata dhe jashtë vendit do të respektoj kushtet e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 10/2022 për licencimin e profesionistëve shëndetësor të huaj dhe aktet e tjera ligjore në fuqi.

Njoftimin tuaj për angazhim mund ta dërgoni adresën e-mail: [email protected]

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit