8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria ndan 365 milionë Euro për masat e rimëkëmbjes ekonomike

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se janë shpërndarë 365 milionë euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020Hoti në detaje ka sqaruar se sa mjete janë ndarë për secilin sektorë të veprimtarisë.”Sot, pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 mil euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020, për masat në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.

- Advertisement -

Këtu përfshihen, në mes tjerash:– 60 mil për Fondin për Garanci Kreditore që ju mundëson bizneseve të marrin më lehtë kredi,
– 30 mil për koston e riprogramimit të kredive të bizneseve,
– 26 mil për dyfishim të subvencioneve në bujqësi,
– 24 mil subvencionim të pagës për punëtorë,
– 17 mil për ndërmarrje publike që kanë vështirësi financiare,
– 10 mil për sektorin e arsimit,
– 10 mil për komuna, shto këtu edhe 29 mil shtesë që iu është bënë komunave në dispozicion nga fondi kontingjent.
– 5 mil për programe rinore, për profesionistë kulturorë dhe federata sportive,
– 2 mil për punësim të grave,
– 2 mil për zhvillim rural, etj.Në ditët në vijim, ministritë përkatëse do të përgatisin kriteret për të shpërndarë këto mjete.

Sipas premtimit, do të sigurohet transparencë maksimale për shpërndarjen e këtyre fondeve, duke i përfshirë gjerësisht odat ekonomike, profesionistët e pavarur, komunat, partnerët tanë zhvillimorë etj”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit