-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qeveria: Vitia kërkoi nga Prokuroria e Shtetit të mbrojë interesin publik nga personat që dëmtojnë procese kaq jetike dhe delikate

Rekomandime

Qeveria e Kosovës, pas zhvillimeve të sotme, ka thënë se nuk e pengojnë punën e mediave dhe s’e lëndojnë lirinë e shprehjes.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Klan Kosovën ka deklaruar se ekzekutivi nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit dhe se veprimet e saj janë të pavarura.

“Thirrja e ministrit Vitia dje në konferencën për media ishte që prokuroria e shtetit të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve nga persona që dëmtojnë procese kaq jetike dhe delikate, duke rrjedhë çerek informacione që janë konfidenciale”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit. Veprimet e Prokurorisë janë të pavarura. Këto janë pushtete të ndara. Ata që nuk e kanë të qartë këtë, ose njëmend nuk e dinë ose kanë ngecur para 14 shkurtit, kur edhe mund të ketë pasur ndërhyrje të tilla në punën e prokurorisë. Qeveria asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk tenton të pengojë punën e medias apo të lëndojë lirinë e shprehjes”, tha Kryeziu.

- Advertisement -

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka sqaruar shkuarjen e sotme në redaksinë e Gazetës Insajderi dhe intervistimin e drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Përmes kësaj komunikate thuhet se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave se ishin publikuar informacione konfidenciale në median e shkruar, sipas autorizimeve ka ndërmarrë veprime ligjore drejt njoftimit të Prokurorisë kompetente. Pas këtij veprimi sipas urdhrit të Prokurorisë, veprimet e tjera janë ndërmarrë në përputhje të plotë me Legjislacionin në fuqi dhe të drejtat e garancitë që burojnë prej tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se “Policia, në këtë rast zyrtarët policor nuk kanë marrë në pyetje dhe nuk kanë vendosur nën hetim asnjë qytetar që ushtron profesionin e gazetarit, sipas urdhrit të Prokurorit në pyetje janë marrë vetëm personat apo zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial”.

“Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit”.

Gjithashtu policia ka thënë se “Vlen të potencohet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore, dhe i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”.

Derisa kanë përfudnaur duke thënë se “Është po ashtu e rëndësishme që të mbrohet interesi publik, i dëmtuar këtë rast me rrjedhjen e informacionit konfidencial, andaj veprimet e Policisë për njoftimin e Prokurorisë kanë të bëjnë me përgjegjësit për rrjedhjen e informatave konfidenciale e jo me publikimin e tyre”, thuhet në fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit