Një qytetar i inkuadruar drejtpërsëdrejti në linjën e T7 gjatë emisionit Frontal, ka transmetuar pamje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, ku shihen qindra qytetarë të mbledhur grumbull, derisa çdo ditë kemi me dhjetëra vdekje nga Covid-19.
Qytetari shprehu pakënaqësinë e tij rreth gjendjes së Aeroportin e Prishtinës, ku sipas tij momentalisht aty është një “B0MBË e kurdisur” e virusit SARS-CoV-2.
“Unë jam këtu prej orës 15:45, gjendja është siç po e shihni, distance nuk respektohet. Është një B0MBË e kurdisur e Covidit këtu. Bisedova edhe me disa stafi këtu, kanë mungesë të stafit dhe kjo gjendje kështu është që një muaj”, ka thënë Afrimi.
“Hyrja në aeroport është plot, para një ore kanë qenë dikur rreth 500 veta brenda. Tash paramendojeni se çka do të ndodhë nëse veç një ose dy prej tyre e kanë virusin”.
Tutje ai bëri apel tek ministri i Shëndetësisë dhe ai i Infrastrukturës që të merren urgjentisht me këtë problem.
“Nëse këtu nuk merr masa ministri i Shëndetësisë dhe ai i Infrastrukturës, këtu siç thash është një ‘B0MBË e kurdisur’”, shtoi ai.
Pamjet fillojnë në 57:30.