Gjenerali i pensionuar, Esat Qollaku, vlerëson së ndërrimi i komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës është bërë në mënyrë të përshpejtuar.
“Më duket se si ka ndodhur ky ndërrimi i komandantit është pak u çuditshëm sepse nuk është bërë sipas procedurave të FSK-së dhe asnjë ushtrie përreth nesh. Jemi ushtri e re por duhet marrë parasysh që Kosova ka rregulloret e veta. Është dashur të bëhet me ceremoni ushtarake dhe të përcillet nga mediat ndërrimi i komandës”, është shprehur Qollaku.
“Jam përkrahës së Bashkim Jashari të jetë në krye të Ushtrisë së Kosovës. Më duket që është bërë pa u kryer mandati i dytë i Rrahman Ramës. Rama nuk e ka merituar që kjo të bëhej me ceremoni aq modeste. Ai nuk e ka merituar një gjë të tillë. Është dashur që edhe Jasharit t’i përgatitet një ceremoni e mirë”.
Qollaku më tej ka thënë se ndërrimi i Komandantit të FSK-së është vendim politik i pamenduar mirë.